Treg

Lufta në Gaza, OPEC dhe Arabia Saudite ulin çmimet e naftës

Çmimet e naftës e kanë nisur javën 1% më poshtë, ndikuar nga vendimi i aleatëve të OPEC dhe Arabisë Saudite për të rritur prodhimin dhe ulur çmimin, si një kundërpërgjigje për tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent ra me 0.93% në 78.03 dollarë/fuçi, ndërkohë që ajo e Teksasit ra me 1% në 73.04 dollarë/fuçi.

Rritja e ofertës dhe konkurrenca me prodhuesit rivalë e shtyu Arabinë Saudite të dielën të ulë çmimin zyrtar të shitjes së shkurtit (OSP) të naftës së saj fArab Light në Azi në nivelin më të ulët në 27 muaj.

“Gjithsesi nuk mund të harrojmë faktin se tensionet në Lindjen e Mesme po rriten që do të thotë se prodhimi mund të ulet”, tha eksperti Tony Sycamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet në Lindjen e Mesme këtë javë, tha se konflikti i Gazës mund të përhapet në të gjithë rajonin nëse nuk ka përpjekje të përbashkëta për paqen./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë