Bota

Lufta në Gaza, jep dorëheqjen kryeministri palestinez

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën gjatë një konference për shtyp se i ka dorëzuar dorëheqjen presidentit Mahmoud Abbas.

“Ia paraqes dorëheqjen qeverisë dhe zotit president Mahmud Abbas,” tha Shtayyeh.

Ai ka shtuar se dorëheqja vjen në vazhdën e zhvillimeve që lidhen me agresionin kundër Rripit të Gazës dhe përshkallëzimin në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë