Treg

Lufta në Gaza dhe ulja e eksporteve nga SHBA, Europa ka mungesë nafte

Një rënie në prodhimin e naftës në SHBA dhe ndërprerjet në tregtinë botërore kanë ulur ndjeshëme eksportet e naftës në Europë.

Vështirësitë në sigurimin e naftës në SHBA ndërlikojnë akoma më shumë një krizë ekzistuese të furnizimit në Europë, e cila më parë mbështetej në naftën ruse. në katër muaj nafta në SHBA është shtrenjtuar rreth 50 dollarë/fuçi dhe është vështiruësuar shumë dërgesa në Europë. Shumë nga furnizuesit e tjerë të Europës në Lindjen e Mesme dhe Azi janë detyruar të përshkojnë Kepin e Shpresës së Mirë për shkak të sulmeve të Houthi-ve ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke shtuar vonesa të gjata dhe duke e bërë atë tregti më pak fitimprurëse.

Importet e naftës amerikane në Europë u shkuartua me rreth 7 mln fuçi vetëm në shkurt.

“Tregu i karburanteve në Europë duket se është në rrezik përshkak të devijimit të rrugëve dhe mungesës së furnizimeve” thotë një ekspert financiar i grupit Macquarie.

Çmimet e naftës në Europën Veriperëndimore u rritën në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë shkurtit, mesatarisht mbi 118 dollarë për fuçi, krahasuar me 109 dollarë shkurtin e kaluar.

Me rafineritë europiane që do t’i nënshtrohen kthesave të tyre në mars dhe prill, çmimet europiane të naftës janë gati të rriten më tej dhe kjo mund të ndihmojë në rigjallërimin e flukseve të naftës së prodhuar në SHBA në Europë./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë