Politike

Lufta kundër trafikut të drogës, ekipi i DEA-s mbërrin në Shqipëri, do bashkëpunojë me SPAK

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në Tiranë ekipin e DEA-s që ka si mision të bashkëpunojë me SPAK.

Ambasada amerikane shkruan se agjenti special Brendan Leddy, me të cilin zhvilloi takim ambasadorja Kim do të bashkëpunojë ngushtë me prokurorinë e posaçme dhe homologët shqiptarë për luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për  forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.

Zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qendrore në Athinë. Pjesëtare të Dea-s do të jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle kufitare si porte aeroporte e pika tokësore.

Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila vjen nga Amerika Latine”, njofton Ambasada Amerikane në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë