Analize

Lufta e Mesdheut që nuk përfundoi kurrë

Marrëdhënia midis Greqisë dhe Turqisë nuk ka qenë kurrë e lehtë. Vendet fqinje kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën disa herë në shekullin e 20 dhe ishin afër konfliktit ushtarak mbi ishullin grek të Imias në vitin 1996, para se Shtetet e Bashkuara të hynin për të shmangur katastrofën.

Por ndërkohë që Uashingtoni është shumë i zënë me punët e brendshme, Turqia i tregoi edhe njëherë “dhëmbët” Greqisë, duke pezulluar marrveshjen e ripranimit të emigrantëve, një vendim që alarmoi jo vetëm Athinën zyrtare, por edhe Brukselin, i cili i druhet prej kohësh shkatërrimit të marrëveshjeje të ngjashme mes Ankarasë dhe BE-së. Vendimi erdhi në një kohë të zymtë ai si për marrëdheniet për mes dy vendeve, ashtu edhe për atmosferën politike në rajon, për shkak të numrit të madh të emigranëve që po hyjnë në Ballkan. Por ai tregoi gjithashu Brukselit dhe Uashingtonit se përshkallëzimi i konfliktit midis Greqisë pasi Turqisë nuk do të ketë pasoja të izoluara.

 Alexis Tsipras dhe Recep Tayyip Erdogan 

Kësaj radhe “molla e sherrit” për vendimin e papritur të Turqisë u bë lirimi nga burgu i tetë ushtarakëve turq që u arratisën për në Athinë pas tentativës për grushtin e shtetit në vitin 2016. Trupat u liruan të hënën pasi urdhri që zgjati afatin për paraburgimin e tyre skadoi, ndërkohë që autoritet greke po shqyrtojnë aplikimet e tyre për azil. Pak pas vendimit, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu deklaroi se marrëveshja mes Athinës dhe Ankarasë nuk kishte kuptim të vazhdonte më. Cavusoglu tha se besonte se qeveria greke donte ta zgjidhte çështjen me ushtarët turq, por gjykatësit grekë ishin nën presion nga Perëndimi.  Edhe pse vendimi i fundit i Ankarasë u komentua gjërësisht në mediat përëndimore, Greqia dhe Turqia janë përfshirë për dekada me radhë, një luftë e fshehtë ajrore, mbi qiellin e Evropës Juglindore, por edhe pse të dyja vendet janë anëtarë të NATO-s, konflitki mes tyre ka qenë prej një kohe të gjatë i nënvlerësuar.

Por pavarësisht kësaj klime të rrezikshme, të dyja palët po kënaqen me retorikën e pamatur. Në Turqi, Erdogan dhe partia e tij po hynë në një retorikë gjithnjë e më agresive ndaj Greqisë dhe partia më e madhe e opozitës kryesohet nga Kemal Kilicdaroglu, një njeri që pretendon se Turqia duhet të kërkojë 18 ishujt turq të okupuar aktualisht nga Greqia. Sjellja e Turqisë nga ana tjetër ka siguruar ndoshta pikën e vetme të marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës greke, pasi të dyja palët kanë deklaruar njërëzi se Erdogan po sillet si "një sultan i vetëshpallur”.

Por pavarësisht kësaj klime të rrezikshme, të dyja palët po kënaqen me retorikën e pamatur. Në Turqi, Erdogan dhe partia e tij po hynë në një retorikë gjithnjë e më agresive ndaj Greqisë dhe partia më e madhe e opozitës kryesohet nga Kemal Kilicdaroglu, një njeri që pretendon se Turqia duhet të kërkojë 18 ishujt turq të okupuar aktualisht nga Greqia. Sjellja e Turqisë nga ana tjetër ka siguruar ndoshta pikën e vetme të marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës greke, pasi të dyja palët kanë deklaruar njërëzi se Erdogan po sillet si "një sultan i vetëshpallur”.

Konflitet territoriale mes Greqisë dhe Turqisë

Pavarësisht se janë aleatë të NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë pasur një histori të gjatë konfliktesh. Turqia moderne u krijua vetëm pas një lufte të gjatë me Greqinë dhe kombet e tjera aleate pas Luftës së Parë Botërore. Tensionet u ndezën më tej gjatë krizës së Qipros dhe pothuajse u shpërthyen në një luftë të plotë pasi Turqia pushtoi ishullin në vitin 1974. Në zemër të tensioneve ndodhen në fakt pretendimet territoriale. Greqia dhe Turqia ndahen nga një kufi tokësor në veri, por konfliktet kufitare vijnë për shkak të qindra ishujve në Detin Egje. Të dyja vendet janë përfshirë prej kohësh në debate të egra për sa i përket hapësirave ajrore dhe ujërave territoriale të këtyre ishujve. Madje konfliktet janë bërë aq intensive, se mes dy vendet fqinje kanë qënë duke shkuar drejt luftës në tri raste të veçanta, në vitin 1976, 1987 dhe 1996.

 Erdogan ka sygjeruar gjatë vizitës në Greqi, rishikimin e Traktatit të Lozanës, të arritur në vitin 1923, një kërkesë që ka alarmuar homologun grek, Prokopis Pavlopulos. Ai përjashtoi kërkesën e Rexhep Taip Erdogan për rishikimin e traktatit  që përcakton kufinjtë mes Greqisë dhe Turqisë. “Traktati i Lozanës që përcakton kufinjtë dhe sovranitetin e Greqisë dhe Bashkimit Europian për ne është i panegociueshëm. Traktati nuk ka të meta dhe nuk do të rishikohet apo të përditësohet”, raportohet të ketë thënë presidenti grek gjatë takimit që zhvilloi në Athinë me presidenin Erdogan, disa muaj më parë. Ndërkohë, ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos tha në shkurt se Turqia po sfidonte disa herë radhazi Greqinë dhe paralajmëroi për përshkallëzimin e konflikteve mes tyre.

"Ne duam paqe, nuk po kërkojmë as luftë as telashe - tha ai- Por asnjë avion turk nuk do të lejohet të shkelë më hapësirën ajore greke.

Përplasjet ushtarake

Në muajin prill një avion luftarak grek u rrëzua në Detin Egje, pranë ishullit të Skyros. Piloti, i identifikuar si kapiteni Giorgos Baltadoros, 33 vjeç, po kthehej nga një mision ajror, për të dëbuar dy avionë luftarakë turk nga hapësira ajrore greke. Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit luftarak grek, por “AFP” raportoi se "piloti mund të ketë zhdukur gjatë fluturimit për në bazën greke. Nga ana tjetër, agjencia turke e lajmeve turke “Anadolu” citoi zyrtarët turq tek shpreheshin se në zonë nuk kishte asnjë forcë ajore turke. Tanimë vdekjet nga përgjimet ajrore mbi Egje janë mëse të zakonshme, ashtu si shkeljet e hapësirës ajrore greke nga avionët turq. Madje disa javë më parë, trupat greke gjuajtën drejt një helikopteri turk.

Ushtria greke shënoi 1,671 shkelje të hapësirës aë saj ajrore nga avionët turq në vitin 2016. Për ta kuptuar sa serioze është situata duhet të themi se avionët e NATO-s kanë ndeshur vetëm 780 herë avionë rusë në hapësirën evropiane, që nga Lufta e Ftohtë. Një vit më vonë, numri i shkeljeve të ushtrisë turke në hapësirën greke, shkkoi në 3,317 dhe 920 shkelje janë regjistruar vetëm për vitin 2018. Avionët shpeh herë sfidojnë njëri-tjetrin, fluturojnë egërsisht në qiell për të fluturuar më pas në lartësi të ulëta, duke alarmuar edhe banorët.

Gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të fundit, avionët luftarakë turq, shumica të pajisur me armë luftarake,  kanë shkelur hapësirën ajrore greke dhe janë interceptuar nga forcat greke, të cilat në shumë raste kanë ngritur një sërë avionësh për t’i bërë ballë armikut, përplasje që kanë ndodhur në shumicën e rasteve sipër kokave të banorëve të Egjeut Lindor.

Burimet: "Foreinger Policy", "Bussines Insider"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë