Gazeta Si – Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 11 shtetas, që u kapën duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e “Kombinatit”, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.
Po ashtu është shpallur në kërkim pronari i një prej lokaleve, i cili kishte përshtatur ambientin për organizmin e veprimtarive të paligjshme të lojërave ta fatit, si dhe fshihte të ardhurat nga përfituara nga ky aktivitet.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




