Shqipëria luan sot në orën 18:00 përballë Gjeorgjisë. Një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.
Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.
Trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.
Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani, Laçi, Bajrami, Tuci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.