Politike

LSI, Vasili: Zgjatja e vettingut, një farsë pa vlerë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një tjetër qëndrim nga PD-ja për zgjatjen e mandatit të vettingut të organeve të drejtësisë.   

“Shtyrja sot është një farsë pa asnjë vlerë. Drejtësia që kemi para syve nuk ka lëvizur.

Këtu kemi një kuvend dhe që faktet janë para të gjithë shqiptarëve, manipulimi shtetëror me vulë e me firmë dhe nuk ndodh asnjë gjë.

Eshtë farsë e radhës.

Kemi një krim shtetëror që nuk ndëshkohet. Gjithçka tjetër është farsë dhe drejtësia funksionin nën regjinë e Edi Ramës.

Drejtësia i ka lidhur duar dhe këmbët për një çështje shumë të rëndë”, tha Vasili para gazetarëve në parlament, duke iu referuar paralelisht kallëzimit penal të Presidentit Meta drejtuar Kuvendit për falsifikim dokumentesh gjatë procesit për shkarkimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë