Politike

“LSI nuk e njeh rezultatin e 25 Prillit”, Kryemadhi i dorëzon dosjen shefes së OSBE/ODIHR

Shefja e Misionit të OSBER/ODIHR Urszula Gacek ishte të mërkurën në zyrën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në vijim të takimeve që ajo zhvilloi në fillim të javës me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të takimit ishin zgjedhjet e 25 Prillit. Nga ana e saj, Kryemadhi  mësohet se i ka dorëzuar dosjen e LSI për zgjedhjet.

Më herët, Kejdi Mehmetaj është shprehur se 25 Prilli nuk mund të njihet si proces.

“Jemi duke u marrë me stafin tonë për të dokumentuar dhe plotësuar dosjen përkatëse që tregojnë metodat që u përdorën nga qeveria ‘Rama” për të blerë dhe manipuluar këto zgjedhje. Faktet janë të shumta. Po dalin të dhëna të tjerë çdo ditë. Policia e Shtetit ka qenë palë e kësaj situate...

Blerje votash nuk ka pasur nga të gjitha partitë. Fushata që LSI ka bërë në 2021 është bërë me djem e vajza të reja. Edhe nëse do donin të shpërndanin ndonjë lek, nuk kanë pasur ku t’i gjenin; asnjëri prej nesh nuk ka ndonjë miliarder apo oligark.

LSI nuk e njeh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, jemi në një proces shumë të rëndësishëm, përveç dokumentimit, edhe rihapjes së kutive dhe rinumërimit...”  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë