Ditën e martë, vetëm disa ditë pas vdekjes së stilistit Virgil Abloh, Louis Vuitton ka gjetur mënyrën për të nderur stilistin i cili e kishte krijuar vetë koleksionin që ishte pjesë e shfaqjes.
Kjo sfilatë u mbaj si një ngjarje përkujtimore dhe në skenë ishte një statujë e madhe e Abloh ndërkohë që në qiell jashtë stadiumit Marine në Miami, dronët formuan inicialet e Abloh dhe shkruanin “Virgil ishte këtu”.
Abloh vdiq të dielën në moshën 41-vjeçare pas një beteje me kancerin. Louis Vuitton vendosi të ecë përpara me një shfaqje në pasarelë që kishte qenë e planifikuar, duke e shndërruar atë në një homazh për Abloh.
Transmetimi i drejtpërdrejtë 45-minutësh i shfaqjes u mbyll me fishekzjarre dhe një regjistrim të zërit të Abloh.
“Nuk ka kufi,” tha Abloh në regjistrim. “Jeta është aq e shkurtër sa nuk mund të humbisni as një ditë duke menduar për atë që dikush mendon se mund të bëni, në krahasim me të diturit se çfarë mund të bëni”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.