Bota

Los Anxheles / Makina përplaset me turmën, rreth 30 të plagosur, njëri i qëlluar me armë zjarri

Gazeta Si – Një makinë goditi këmbësorët jashtë një klubi nate në East Hollywood, Los Anxheles, duke plagosur të paktën 31 persona.

Zjarrfikësit raportojnë se të paktën pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në Santa Monica Boulevard në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë gri të dëmtuar rëndë të parkuar në trotuar, me mbeturina të shpërndara kudo.

Të paktën një duzinë zjarrfikësish u përgjigjën, ndërsa disa persona në tokë, të shtrirë mbi batanije morën ndihmën e parë nga autoritetet.

Një foto tjetër tregon ekipet e shpëtimit duke ngritur një person të plagosur pranë automjetit. “Shoferi duket se është pa ndjenja”, shpjegoi zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxheles, kapiten Van Gerpen, duke shtuar se midis të plagosurve është një person me një plagë me armë zjarri. Megjithatë, është e paqartë nëse të shtënat lidhen me aksidentin rrugor.

Në një deklaratë, LAFD tha se katër ose pesë persona ishin në gjendje kritike, tetë deri në dhjetë prej tyre ishin në gjendje të rëndë dhe midis dhjetë dhe pesëmbëdhjetë ishin në gjendje të mirë.

Rreshteri Travis Ward, komandant i Divizionit Qendror të Trafikut të Departamentit të Policisë së Los Angeles, tha se ishte ende shumë herët për të përcaktuar nëse incidenti ishte i qëllimshëm. Hetimi është duke vazhduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë