Bota

Londër, 26-vjeçari vret me shigjetë gruan dhe dy vajzat e një gazetari të BBC

Gazeta Si – Një burrë i armatosur me hark dhe shigjetë është shpallur në kërkim nga policia britanike, pasi ka vrarë mbrëmë tre femra, gruan dhe dy vajzat e një gazetari të rrjetit BBC.

Policia tha se po kërkojnë për 26 vjeçarin Kyle Clifford, si i dyshuar për vdekjet, i cili është në kryeqytet ose rajonin fqinj Hertfordshire, sipas tyre.

Policia u njoftua mbrëmë në shtëpinë e gazetarit, ku gjeti tre gratë të plagosura rëndë, të cilat vdiqën më vonë pa mundur të shpëtoheshin.

Viktimat e vrasjes së trefishtë janë identifikuar si bashkëshortja Carol Hunt dhe dy vajzat e gazetarit sportiv të BBC, John Hunt, njoftonte sot rrjeti shtetëror. Policia tha më herët se viktimat ishin me moshë 25, 28 e 61 vjeçe.

Një hark me shigjeta besohet se është përdorur për sulmin, edhe pse policia tha se mjete të tjera mund të ishin vënë në përdorim.

Ministrja e brendshme Yvette Cooper tha se është mbajtur e informuar nga zyrtarët për ngjarjen e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë