Futboll

Lojtari i Holandës dënohet me 18 muaj burg, sulmoi me thikë kushëririn

Gazeta Si – Lojtari i Holandës dhe Spartakut të Moskës nuk ishte i pranishëm në momentin e sentencës. Ai është i përfshirë edhe një hetim tjetër për trafik droge.

Karriera e Kuinsi Promes rrezikohet seriozisht, këtë herë ndoshta përfundimisht. Sulmuesi anësor i Spartakut të Moskës, 22 gola në kampionatin e fundit, është dënuar me 18 muaj burg, sepse ka sulmuar me thikë kushëririn e tij në vitin 2020 gjatë një zënke për vjedhjen e dyshuar të një varëseje.

Kuinsi Promes. Gazeta Si, 19 qershor 2023

Vendimi është marrë nga gjykata e Amsterdamit. Promes nuk ishte i pranishëm gjatë sentencës, ai jeton në prej 3 vitesh në Rusi, ku u kthye në 2021-shin, pasi luajti disa sezone me Ajaksin dhe një me Seviljen. Holandezi, me 50 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren, kishte luajtur në Moskë edhe në periudhën 2014-2018, duke u shpallur kampion.

Promes, sipas sentencës, ka marrë një dënim përfundimtar më të gjatë, sepse është një personazh publik, një futbollist, kështu që “duhet të japë një shembull të mirë sjelljeje”. Gjykata po ashtu ka marrë parasysh edhe faktin se ai nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë për gjestin që kishte kryer.

Telashet me drejtësinë nuk përfundojnë këtu për Promes, i cili është përfshirë edhe në një hetim tjetër për trafik droge. Akuzohet se ka kaluar qindra kilogramë kokainë nëpërmjet portit belg të Anversës në 2020-ën. Hetimi është duke u kryer dhe lojtari mund të marrë një tjetër dënim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë