Logjikisht të shënosh një gol, ndihmon skuadrën të fitojë. Por cilët janë lojtarët që kanë shënuar dhe nuk kanë humbur asnjëherë në Premier League? Përpara se ti shohim, do t’ju kujtojmë ata që janë më të pafat në ishull: Michael Kightly që ka luajtur te Wolves, Stoke City dhe Burnley ka shënuar 7 gola në Premier League dhe nuk ka fituar ende asnjë ndeshje. Ose Matt Le Tissier që shënoi 79 gola në karrierën e tij në Premier League por humbi 32% të ndeshjeve ku gjeti rrjetën.
Por të shënosh dhe të fitosh nuk është diçka që e arrijnë të gjithë. Në listën e mëposhtme do të gjeni lojtarët që nuk kanë humbur asnjë ndeshje kur kanë shënuar në Premier League:
Futbollistët që nuk humbën asnjë ndeshje kur shënuan:
Gabriel Jesus: Gol në 62 ndeshje (57 fitore – 5 barazime)
James Milner: Gol në 54 ndeshje (43 fitore – 11 barazime)
Diogo Jota: Gol në 50 ndeshje (42 fitore – 8 barazime)
Darius Vassell: Gol në 46 ndeshje (36 fitore – 10 barazime)
Gabriel Martinelli: Gol në 35 ndeshje (29 fitore – 5 barazime)
Salomon Kalou: Gol në 32 ndeshje (29 fitore – 3 fitore)
Oyvind Leonhardsen: Gol në 28 ndeshje (21 fitore – 7 barazime)
Pedro: Gol në 27 ndeshje (26 fitore – 1 barazim)
Antonio Valencia: Gol në 23 ndeshje (22 fitore – 1 barazim)
Georginio Wijnaldum: Gol në 23 ndeshje (19 fitore – 4 barazime)
Marcos Alonso: Gol në 23 ndeshje (17 fitore – 6 barazime)
Seamus Coleman: Gol në 22 ndeshje (17 fitore – 5 barazime)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.