Gazeta Si – Kombëtarja jonë do të shkojë në Abu Dabi për miqësoren me Arabinë Saudite me lojtarë nga kampionati ynë, nga Superiorja. Nuk është një datë e lirë e FIFA-s 26 tetori, ndaj dhe klubet e huaja nuk i lejojnë lojtarët e tyre. Kjo situatë e ka detyruar trajnerin Reja të kthejë sytë nga Superiorja.
Klube si Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Laçi kanë marrë ftesat e trajnerit të Kombëtares për lojtarët e tyre. Lista zyrtare do të bëhet e ditur publikisht më 20 tetor, por disa emra nga ata që do të grumbullohen janë mësuar tashmë.

Nga Tirana janë përzgjedhur sulmuesi Redon Xhixha dhe mesfushorët Ardit Deliu dhe Sherif Kallaku. Partizani do të ketë katër lojtarë në këtë grumbullim dhe ata janë mbrojtësit Eneo Bitri dhe Andi Hadroj, mesfushori Arinaldo Rrapaj dhe sulmuesi Xhuliano Skuka.
Nga Vllaznia do të bashkohen me kuqezinjtë lojtarë si Erdenis Gurishta, Esin Hakaj dhe Esat Maka, kurse nga Laçi do të ftohet Rudolf Turkaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




