Ka ndodhur

Lojëra fati dhe drogë në lokal, “Gjysmëfinalja” arreston tre persona në Shkodër

Tre persona janë vënë në pranga në Koplik, në kuadër të operacionit policor “Gjysmëfinalja” të nisur dy ditë më parë. Mësohet se janë arrestuar E.L., 21 vjeç, E.C. 46 vjeç dhe L.R. 27 vjeç.

Këta persona akuzohen se kishin përshtatur një lokal për të ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit dhe dyshohet se  konsumohej drogë e llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit, u gjetën 160 doza me lëndë narkotike kanabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë