Politike

Lojë letrash, Meta: Jo ministër gjeneral. Rama: Shkarkoje!

E hëna ishte një ditë përplasjes me anë të shkresave mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama sa i përket dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Kryeministri ndodhej në Kuçovë për të prezantuar buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes, në bazën që parashikohet të instalohet NATO, e nga atje nuk iu shmang përplasjes së me presidentin për gjeneral Sandër Lleshin.

Fillimisht nga Presidenca u bënë publike14 pyetje jo sekrete për gjeneral Lleshin në adresë të ministrisë së Mbrojtjes,duke kërkuar sqarime në lidhje me gradën, si dhe me pagat e marra nga gjyqi i fituar dhe nëse ai i ka përfituar gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Kryeministrit.

Më 9 nëntor në ditën kur kryeministriEdi Rama ka depozituar kërkesën e dytë për të emëruar Lleshin në këtë detyrë,presidenti i ka paraqitur këtë shkresë zyrtare në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, mbi statusin e Lleshit, i cili mban gradën e gjeneralit.

“Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta autorizon bërjen publike të pyetjeve jo sekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e zotit Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në shkresën e dërguar, për të cilën janë vënë në dijeni edhe Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në këtë shkresë përcaktohet se propozimi i kryeministrit vjen me një relacion shpjegues me dy fletë të panënshkruara dhe se duke qenë se Lleshi vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim Kushtetutës, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, sipas Presidentit, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm paraqet një problematikë themelore kushtetuese. “Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në veprimtari politik, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë a të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Pikërisht trajtimi i Lleshit nga ana ekryeministrit me gradën “Gjeneral”, duket se është përplasja mes Metës dhe Ramës.Mbi të gjitha presidenti kërkon të dijë nëse ai është ushtarak dhe të saktësojëmbiemrin e të propozuarit nëse është Lleshaj apo Lleshi? Kreu i shtetit ndërkohë katheksuar se nëse edhe caktimi si zv.ministër i Brendshëm nga Rama është në përputhjeme ligjin ose jo.

Përgjigja e Ramës

Ndërsa Presidenti kërkon informacion zyrtar për këto çështje, kryeministri Edi Rama ka nxituar t’i kthejë përgjigje nëlidhje me 14 pyetjet e paraqitura, duke e përmbledhur në një të vetëm. Në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë ka publikuar shkresën e tij me dy faqe, lidhur me pyetjet e kreut të shtetit për emrin e Lleshit si dhe i propozon një zgjidhje Metës për t'i dhënë fund ngërçit të krijuar, duke e ç’dekretuar Sandër Lleshin nga ushtarak aktiv dhe më pas ta dekretojë si ministër të Brendshëm. Por më pas ai e fshiu postimin nga Twitter-i.

Shkresa e kryeministrit Rama dërguar presidentit Meta mban datën e sotme, 12 nëntor 2018, ndërsa pyetjet e Metës i ishin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në datën 9 nëntor.

Rama shprehet i keqardhur nga kjo letër e Metës. “Nëse ju do të kishit shkruar qysh në krye të herës ato pyetje që shkresa përmban lidhur me statusin e gjeneralit Sandër Lleshaj me siguri nuk do të kishit përjetuar krisjen e "herës së parë" në procesin e dekretimit të ministrit të Brendshëm. E them këtë sepse jo vetëm ju do të kishit marrë përgjigjen shteruese, që jep, besoj unë, shkresa e ministres për ju, por përtej çdo intepretimit të mundshëm pengues për dekretimin si ministër të statusit të gjeneralit Lleshaj, pa diskutim do të kishit gjetur në rast intepretimesh të ndryshme zgjidhjen e thjeshtë që po prezantoj unë sot”, thuhet në letrën e Ramës.

Ndërsa më pas renditet zgjidhjen e tij për këtë çështje. “Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë,  ç’dekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër. Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme. Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fuindit do të jetë rasti, ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm".

14 pyetjet e Presidentit për Lleshi

1- Çfarë veprimesh procedurale dhe materiale janë kryer nga Ministria e Mbrojtjes apo nga Shtabi i Përgjithshëm për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë nr.5137datë 07.12.2017 i Gjykatës së Apelit Administrativ, venidm ky që ka trajtuar pretendimet e z.Sandër Lleshi.

2- A ka ushtruar Ministria e Mbrojtjes të drejtën e kundërshtimit, duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit nr.5137, datë 07.12.2017 të Gjykatëssë Apelit Administrativ dhe nëse po, cilat janë arsyet që Ministria e Mbrojtjeska kundërshtuar këtë vendim të gjyqësor të formës së prerë? Nëse po lutemi paraqitjen e kopjes së rekursit të paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes nëGjykatën e Lartë.

3- A jeni në dijeni nëse z.Sandër Lleshaj, ka ushtruar të drejtën e kundërshtimit,duke paraqitur kundër Rekurs, për të kundërshtuar rekursin e paraqitur ngaMinistria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë dhe nëse po, cilat janë arsyet dhe pretendimet të parashtruara në këtë kundër-rekurs të z.Sandër Lleshi që ka kundërshtuar rekursin e Ministrisë së Mbrojtjes?

4- A ka kryer Ministria e Mbrojtjes, apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, veprime përekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Adminsitrativ, për sa i takon trajtimit financiar, sipas diapozitivit të vendimit, ku gjykata urdhëron: “Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes t’i paguajë paditësit Sandër Lleshipagën nga data 29.05.2013, deri në datën e sistemit të paditësit në detyrën e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, apo në ndonjë detyrë tjetër në përputhjeme gradën që mban. Cili është niveli i ekzekutimit të këtij vendimi gjyqësor në ditët e sotme?

5- A ka qenë në dijeni ministria e Mbrojtjes gjatë shqyrtimit gjyqësor se z.Sandër Lleshaj, ndërkohë që zhvilloheshin proceset gjyqësore, ishte emëruar si Këshilltar i Kryeministrit?

6- A është ekzekutuar nga Ministria e Mbrojtjes vendimi i Gjykatës për sa i takon shlyerjes së shpenzimeve gjyqësore?

7- A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë personale apo nëpërmjet ShërbimitPërmbarimor për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, dhe nëse po, lutemi përcjelljen e një kopje të kësaj kërkesë së bashku me dokumentacionin e plotë.

8- A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj ndonjë kërkesë personale në lidhje me trajtimin e tij financiar në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe taksimin e kësaj të ardhure, nisur nga fakti që ai trajtohej financiarisht me pagë dhe si Këshilltari Kryeministrit? Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur në lidhje me këto kërkesa, dhe cila është zgjidhja që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, në lidhje me këtë çështje?

9- Si ka vlerësuar dhe si parashikon Ministria e Mbrojtjes ekzekutimin e vendimit gjyqësorme të cilin Gjykata e Apelit Administrativ, urdhëron: “Kthimin e paditësit SandërLleshi në detyrën e zv.Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban.

10- A ka pasur ndonjë komunikim apo praktikë administrative shkresore midis Ministrisësë Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm me institucionin e Kryeministrit nëfunksion të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativnr.5137, datë 07.12.2017, për sa i takon rikthimit në një detyrë tjetër në përputhjeme gradën që mban, për të njehsuar funksionin që z.Sandër Lleshaj mbante si Këshilltari Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare që prej vitit 2013 e në vijim në zbatimtë vendimit të Gjykatës? Nëse po, cili është qëndrimi i mbajtur nga institucionet respektive dhe vënien në dispozicion të akteve respektive.

11- A ka pasur ndonjë komunikim, apo praktikë të propozuar nga Ministria e Mbrojtjesme institucionin e Presidentit, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ nr.5137, datë 07.12.2017?

12- Me çfarë akti z.Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim apo në rezervë në Forcat eArmatosura, pas daljes së vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën eministrit të Brendshëm? Nëse e dispononi, lutemi vënien në dispozicion të këtijakti.

13- Cili është vlerësimi i Ministrisë së Mbrojtjes, për zbatimin në tërësi të vendimit tëGjykatës së Apelit Administrativ, tashmë pas emërimit të z.Lleshi si zv/ministëri Brendshëm, apo në rast të emërimit të tij si ministër i Brendshëm?

14- Në kërkesën e Kryeministrit propozohet që z. Sandër Lleshaj të emërohet ministër i Brendshëm. Ndërkohë konstatohet se në vendimet gjyqësore mbi këtë ushtarak, tëd hënat personalet ë tij paraqiten me mbiemër Lleshi.  Lutemi sqarimin e këtij fakti, kur janë bërë këto ndryshime në të dhënat personale dhe si është reflektuar kjo në dosjenpersonale të këtij ushtaraku? Kërkesë drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë