Ngjarje

Loja me kontejnerin me kokainë, qëndroi 8 ditë në port. Si u konstatua mungesa e arkave me banane

Gazeta Si - Kontejneri me banane, ku dyshohet se është trafikuar kokainë nga Kolumbia, ka qëndruar 8 ditë në portin e Durrësit pas mbërritjes.

Gjatë kësaj kohe, deri në 16 korrik kur u ndërhy nga policia, për ngarkesën nuk u paraqit asnjë njeri për ta tërhequr.

Dyshimet janë se kamioni, i cili ka ndjekur itinerarin Kolumbi-Spanjë-Itali-Durrës, nuk u vendos për kontroll në zonën e riskut.

Hetimet dhe dosja e Prokurorisë

Nga hetimet, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hapur kontejnerin dhe kanë marrë rreth 50 arka me banane nga ngarkesa, të cilat mund t’i kënë nxjerrë nga porti me automjetete private.

Hapja e kontejnerit dhe marrja e kutive me banane, brenda të cilave dyshohet se kishte kokainë, është bërë përpara se kontejneri të kalonte në skaner.

Mirëpo agjentët e Task-Forcës të instaluar në Portin Detar të Durrësit për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, arritën të dallonin që kontejneri nuk kishte plumbçe, çka do të thotë se ishte hapur.

"Më pas, është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane”, lexohet në dosjen e Prokurorisë.

Arrestimet e punonjësve të portit

Në këto momente autoritetet u mobilizuan duke nisur me verifikimet. Fillimisht u shoqëruan në polici 30 persona, por vetëm për 20 prej tyre oficerët prenë fletë-arrestet.

Gjatë marrjes në pyetje, të arrestuarit kanë mohuar akuzat duke pretenduar se kontejneri mund të jetë hapur përpara se të mbërrinte në Portin e Durrësit.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshojnë se para nxjerrjes së kontejnerit për kontroll, është thyer protokolli i sigurisë.

Për këtë arsye janë ndaluar të gjithë ata policë të forcës portuale të sigurisë, që kanë qenë me shërbim gjatë turnit të natës.

Në pranga janë vënë 20 persona, prej të cilëve 18 janë punonjës të sigurisë portuale dhe dy të tjerë përfaqësues të kompanisë mes tyre punëtori dhe shoferi që do tërhiqte ngarkesën.

Ky i fundit ka mohuar të ketë dijeni për ngarkesën që kishte brenda në kontejner dhe se ai kishte për detyrë vetëm të bënte transportin e tij në destinacion.

Shpresë te kamerat

Ndërkohë, po kontrollohen të gjitha planet e kamerave të sigurisë në port, duke nisur që nga dita kur në kalatë ka mbërritur anija me kontenierë, mes të cilëve dhe ai me ngarkesën “e prishur” në mënyrë të paligjshme.

Ata akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” pasi një kontenier i ngarkuar me banane u gjet i hapur dhe mungonin disa arka.

Ngarkesa me banane brenda kontejnerit që rezultoi i hapur dhe çoi në pranga 20 persona në portin detar të Durrësit kishte ardhur për llogari të kompanisë “Zico”.

Me qendër në Tiranë, kjo kompani e ushtron aktivitetin e saj dhe pranë tregut të fruta-perimeve në Shkozet të Durrësit.

Personat e arrestuar

- Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

- Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit;

- Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;

- Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- Adi Qevanaj,  31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- Kastriot Duçka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Shpëtim Hajdin, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Andra Xhevara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Veiz Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durrësit;

- Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

- Gjergj Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durrësit;

- Profit Tola, 31 vjeç, banues  në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë