Politike

Lobimi në SHBA, Celibashi: PD nuk ka detyrim ta depozitojë tani kontratën në KQZ

Nga Gazeta ‘Si’– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar për herë të parë kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Në një konferencë për mediat, Celibashi pohoi se PD nuk ka detyrim ligjor që të depozitojë në KQZ kontratën para zgjedhjeve, por deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Kurse si parti politike, Celibashi tha se ky afat shkon deri në 31 marsin e vitit të ardhshëm.

“Partitë kanë detyrimin të depozitojnë të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se 31 marsi i vitit pasardhës. Ky raport duhet të depozitohet jo më vonë se 60 ditë pas zgjedhjeve. Detyrimi për të depozituar këto dokumente përfundon jo më vonë se 60 pas rezultatit të zgjedhjeve.

Nuk asnjë detyrim për të deklaruar të ardhurat. Ne nuk e kemi kontratën dhe nuk kemi detyrim t’ia kërkojmë PD në këtë moment. Kanë afat 60 ditë pas shpalljes së rezultatit. Kur ta kemi këtë kontratë do të japim dhe vlerësimin tonë për këtë dokument”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi për sa kohë nuk është depozituar, KQZ nuk jep do një vlerësim dhe mendim.

“Më vjen keq por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do e bëjmë të ditur për ju”, sqaroi kreu i KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë