Ka ndodhur

Llogara, merr flakë gjatë ecjes një automjet

Një automjet ka shpërthyer në flakë teksa po lëvizte në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një defekt teknik.

Sipas Informacionit paraprak të policisë, rreth orës 17:15 automjeti me drejtues shtetasin K.D, banues në prishtinë ka marrë flakë në ecje.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë