Ndërkombëtarët vijojnë të bëjnë apel për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në mos dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit e Brendshëm. Apeli kësaj radhe ka ardhur nga ana e ambasadores franceze Christine Vasak nga Korça, e cila theksoi se Kushtetuta është e qartë.
Sipas diplomates, Rama dhe Meta kanëeksperiencën e pjekurinë e duhur për të gjetur zgjidhje dhe se e dinë mirë se çfarëduhet bëjnë me këtë çështje.
“Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që, si kryeministri, ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që, e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë. Është e nevojshme, si në këndvështrimin e politikës së brendshme, ashtu edhe për politikën e jashtme dhe këtu duhet të kemi besim tek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje, sepse vërtet është urgjente”, theksoi diplomatja franceze.
Po ashtu ambasadorja iu përgjigj pyetjes nëse Ministria e Brendshme mund të drejtohet nga një zv/ministër, siç është rasti i Sandër Lleshit.
“Ecuria e Shqipërisë është e qartë ashtusiç është gjurmuar ose janë ngritur vijat e përgjithshme 26 qershorin e vitittë kaluar dhe këtu bën pjesë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuare të tjerat që ju i dini. Iniciativa domethënëse janë ndërmarrë, por duhet tëndiqen dhe të thjeshtohen. duhet të kemi besim në autoritet shqiptare për tëndjekur realizimin e objektivave, sepse koha shpejton”, -tha ajo.
Dje kryeministri ridërgoi për dekret emrin e Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm. Ndërkohë me vendim qeverie Llesi mban postin e zv/ ministrit të Brendshëm që ka kompetencat e ministrit.
Gjithashtu ambasadorja franceze apeloidhe për plotësimin e vendeve vakante në drejtësi, duke plotësuar Gjykatën Kushtetuese. “Ju e drejtoni gishtin në njëproblematikë të vërtetë, por do duhet që si çdo vend tjetër edhe Shqipëria tëketë gjykatën kushtetuese. është e nevojshme si në këndvështrimin e politikëssë brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme. Edhe këtu duhet të kemi besimtek autoritetet kompetente që të gjejnë një zgjidhje sepse vërtet ështëurgjente”, Vasak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




