Motosport

Ljuis Hemilton niset nga fundi në Monca: Është një pistë historike!

Gazeta Si – Ka nisur fundjava e Moncës për Ljuis Hemilton. Në Mercedesin e tij do të montohet ‘power unit’ e katërt dhe 7 herë kamopioni i botës duhet të niset nga fundi në garën e së dielës.

Është gara e 16-të e Botërorit, që udhëhiqet nga kampioni në fuqi, Maks Vershtapen, i ndjekur nga shoku i skuadrës te Red Bull-i, Perez, me 109 pikë distancë.

Ljuis Hemilton, piloti anglez i Mercedesit. Gazeta Si, 9 shtator 2022

Ljuis Hemilton, i penalizuar këtë herë, për garën e Moncës u shpreh: “Është një nga pistat historike, vërtet speciale dhe me një publik të jashtëzakonshëm. Është drithëruese të garosh në Monca. Nuk është cirkiut i lehtë dhe kur mendoj që kam fituar shumë në këtë pistë mbushem me kënaqësi. Me siguri do të përmirësohemi në krahasim me Spa”.

Do të jetë gara e fundit në Monca për ish-ferraristin Sebastian Fetel. “Është speciale, është gara ime e fundit në Monca dhe do të përpiqem ta shijoj në maksimum. Kam shumë kujtime të bukura këtu”, – tha piloti gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë