Mercedesi ka bërë me dije se Ljuies Hemilton ka rezultuar poozitiv në testin e Covid-19, kështu që nuk do të marrë pjesë në garën e Sakhirit në Bahrein të dielën e ardhshme. Kjo është edhe gara e parafundit e Botërorit 2020. Piloti anglez ka simptoma, por është në gjendje të mirë.
Sipas njoftimit të Mecedesit, Hemilton është testuar tri herë javën e kaluar dhe në të tre testet kishte rezultuar negativ. Analizat e fundit të bëra të dielën pasdite, ditën e garës ku ai fitoi, gjithashtu e nxorrën negativ. Të hënën anglezi është zgjuar me simptoma dhe është informuar se një person, me të cilin kishte pasur kontakte, kishte rezultuar pozitiv. Pas një testi të bërë menjëherë, edhe Hemilton ka dalë pozitiv dhe tani duhet të qëndrojë i izoluar, sipas rregullave në Bahrein.
Përtej simptomave që ka shfaqur piloti, Mercedesi bën me dije se ai është në formë. Skuderia nga Shtutgarti do të njoftojë së shpejti edhe për emrin e pilotit që do të zëvendësojë Hemiltonin në Bahrein. Mund të jetë njëri mes Stofel Vandorne dhe Xhorxh Rasëll. FIA ka konfirmuar lajmin dhe ka specifikuar se janë respektuar të gjitha protokollet shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




