Ekonomiksi i Truss, vdiq! Ajo e nisi qeverisjen me dëshirë për rritje dhe se ky ishte misioni i saj në Britani. Por në kaq kohë sa mund t’i ketë ngelur asaj në zyrë, misioni është kthyer në tjetër; të rikthejë besimin në tregun e titujve.
Më 14 tetor ajo shkarkoi përgjegjësin e Thesarit, Kwasi Kwarteng dhe e zëvendësoi me Jeremy Hunt, politikan më shumë. Më vonë Truss shtoi se do të rrisë taksat për korporatat me qëllim rritjen e interesit të tyre p[ër të blerë borxhin e qeverisë, titujt.
Kthesa e Truss është e trupshme. Si konservatore, ajo premtonte të hiqte dorë nga taksimi i korporatave. Ajo e kundërshtonte Rishi Sunak, kur i thoshte se planet për shkurtim taksash janë vetëm përralla që do të nxisin inflacionin.
Truss tha se do të bëjë atë që është e nevojshme për të rikthyer besimin e humarrësve. Në prill, kompanitë që fitojnë më shumë se 250 mijë paund do të taksohen nga 19 në 25%. Gjithsesi, kjo nuk është mjaftueshëm për të nxjerrë qeverinë nga gropa që hapi vetë.
Truss ka thënë se do të ulen shpenzimet qeveritare, por nuk ka caktuar se fondet e kujt do të ndërpresë dhe investitorët janë ende të luhatur. Fitimet minimaliste që paundi pati bërë, ranë përsëri teksa ajo fliste dhe yield-i i titujve u rrit me 4.8% të tjera.
Investitorët duhet të presin 31 tetorin për të marrë lajmin e parë nga Hunt.
Edhe nëse tregjet qetësohen, Truss është “kanceluar”. Autoriteti i saj u shemb në momentin që tregjet refuzuan minibuxhetin e Këarteng.
Pjesa më e madhe e partisë së saj është e vendosur ta heqë qafe atë. Projekti i saj i shkurtimeve të taksave kishte gjithmonë mbështetje të cekët në një parti që kombinon një shije të re për ndërhyrjen e shtetit me një dëshirë të vjetër për paratë e shëndosha. Edhe ata konservatorë që e mbështetën projektin e saj tani kanë pak arsye për ta mbajtur atë në vend, me përjashtim të sikletit të emërimit të liderit të saj të tretë brenda një viti. Pyetja që shqetëson deputetët nuk është “nëse” por “kur”: a duhet të lëvizin kundër saj tani apo të presin deri pas planit fiskal më 31 tetor?
Në një letër publike duke falënderuar Kwarteng për 39 ditët e tij si kancelar, Truss deklaroi se ai kishte “vendosur” reformat strukturore në ligjin e planifikimit, si pjesë e misionit të saj për të rritur produktivitetin e dobët të Britanisë. Në të vërtetë, ato reforma ekzistojnë vetëm në letër dhe përballen me një betejë të vështirë përmes Parlamentit. “Ne ndajmë të njëjtin vizion për vendin tonë dhe të njëjtën bindje të fortë për të shkuar drejt rritjes,” shkroi ajo. Bindjet janë gjithçka që i kanë mbetur./The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




