Futboll

Liverpuli trullos M.Junajtid me 7 gola, leksion ‘alla Klop’ për ten Hag

Gazeta Si – Në momentin kur Mançester Junajtid dukej se ishte rikthyer fuqishëm, Liverpuli i ka dhënë një goditje të fortë. ‘Djajtë e kuq’ kanë pësuar një humbje turpëruese në ‘Anfield’, me 7 gola të pësuar.

Tre sulmuesit titullarë të Liverpulit në këtë ndeshje, Nunjez, Salah dhe Gakpo realizuan nga një dopietë. Goli i shtatë i Liverpulit mban firmën e brazilianit Firmino, i aktivizuar si zëvendësues.

Një leksion ‘alla Klop’ ka marrë sot trajneri holandez i Mançester Junajtid, Erik ten Hag. Një humbje që me siguri do t’i ‘djegë’ shumë, sepse skuadra e tij pësoi një trullosje totale në fushë.

Me këtë fitore të thellë Liverpuli i afrohet me vetëm 3 pikë zonës Champions, konkretisht vendit të 4-t, që mbahet nga Totenhemi. Mançester Junajtid qëndron në vend të 3-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë