Futboll

Liverpuli nuk shkëputet, bllokohet nga Leicester

Duhej të përfitonte dhe të shkonte në +7 pikë nga Mançester Siti, por Liverpuli nuk ia ka dalë dot. Skuadra e Jurgen Klop nuk ka shkuar dot më tej se një barazim 1-1 me Leicesterin. Edhe pse kaloi i pari në avantazh, Liverpuli sërish nuk arriti ta thellojë shumë diferencën me ndjekësit e Sitit në kampionat.

Goli i shpejtë që në minutën e tretë nga Sadio Mane për “the reds” krijoi përshtypjen e një fitore të thjeshtë për Liverpulin, por në fakt nuk ndodhi kështu. Leicesteri u mbrojt mirë në minutat në vazhdim, pasi pësoi golin e parë dhe me kalimin e minutave filloi edhe të sulmonte. Në fundin e pjesës së parë, kur u mendua se pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “të kuqve”, erdhi barazimi nga miqtë.

Ishte Meguajër që shënoi për Leicester, një gol që rezultoi vendimtar deri në fund. Në 45’ minutat e dyta Liverpuli provoi që ta kthete sërish ndeshjen, por Mane e Firminjo nuk ishin të zotë që t’i shfrytëzonin siç duhej rastet që patën. Kështu pas këtij barazimi Liverpuli shkon në 5 pikë avantazh nga vendi i dytë që mbahet nga Mançester Siti.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Premier Ligës nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Çelsi është mposhtur befasisht 4-0 nga Bornmuth, duke mbetur pas në luftën për në Ligën e Kampionëve.

Më poshtë tabela e rezultateve për të gjitha ndeshjet e javës 24-të të Premier Ligës:



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë