Futboll

Liverpuli nuk luajti bukur, por…

Liverpuli ka bërë një nga përformancat më pa shkëlqim që unë kam parë në finalet e Ligës së Kampionëve përballë Totenhamit, por a ka kjo gjë rëndësi? Tashmë “the reds” janë kampionët e Europës për herë të gjashtë dhe në fund kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk do të kthehet më njeri pas për të pyetur se si Liverpuli e fitoi këtë finale, por do të mbahet mend që skuadra e Klop ngriti trofeun. Dhe kjo është ekzaktësisht gjëja që skuadra e Klop bëri mbrëmë në Madrid.

Askush nuk luajti aq mirë dhe loja ishte më shumë se e zakonshme, por shpesh ndodhin ndeshje të tilla dhe siç tha trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e vetmja gjë që mund të bësh është t’i fitosh ato. Jam i kënaqur për të gjithë ekipin e Liverpoolit, por sidomos për Klopp. Nëse humbet gjashtë finale rresht, ashtu si ai kishte bërë para se të triumfonte mbrëmë, atëherë unë mund ta kuptoja pse ai nuk është aspak i shqetësuar për mënyrën se si fituan .

Finalet e Jurgen Klop

Sezoni   Kompeticioni      Rezultati              Result

2011-12                Kupa e Gjermanisë          fituar     Borussia Dortmund 5-2 Bayern Munich

2012-13                Champions League          humbur  Borussia Dortmund 1-2 Bayern Munich

2013-14                Kupa e Gjermanisë          humbur  Borussia Dortmund 0-2 Bayern Munich

2014-15                Kupa e Gjermanisë          humbur  Borussia Dortmund 1-3 Ëolfsburg

2015-16                Kupa e Ligës                     humbur   Liverpool 1-3 (on pens) Man City

2015-16                Europa League                humbur   Liverpool 1-3 Sevilla

2017-18                Champions League          humbur   Liverpool 1-3 Real Madrid

2018-19                Champions League          fituar       Liverpool 2-0 Tottenham

Çfarë do të preferonit ju, një finale brilante me lojë të bukur dhe me një fund dramatik, 4-3 apo një fitore të qetë 2-0? Përgjigja nuk do ndryshonte shumë nga sa thashë me sipër.

Do të ishte shumë e vështirë për t’u gëlltitur nga Liverpuli nëse nuk kishin fituar diçka pas një sezoni kaq të jashtëzakonshëm dhe kjo do të thotë edhe më shumë për shkak se ishte trofeu i parë i Klopp me këtë klub. Më përpara, sa herë që ai përballej me median, fakti që ai nuk kishte fituar asgjë me Liverpulin ishte çekiç që rrihte në kokën e gjermanit, por tani ai ka shpëtuar nga kjo temë.

A ishte penalltia që në minutën e parë? Po, ishte.

Kur ke një kohë të gjatë që nuk luan edhe rendimenti i muskujve bie, kjo ishte dhe arsyeja pse të dyja ekipet nuk ishin në formën e tyre më të mirë mbrëmjen e së shtunës. Edhe lojtarët më të mirë nuk mund ta kapin formën e tyre ideale me një të shtypur të butonit. Fakti që kampionati anglez ka tre javë që është mbyllur, nuk i ka ndimuar të dyja ekipet të ishin në formën e tyre ideale. Një pjesë të ‘fajit’ patën edhe temperatura, teksa i shikojë futbollistët qull në djerë që në fundin e pjesës së parë.

Formacioni më i mirë i Liverpulit për herë të parë këtë sezon ishte i plotë dhe e filloi ndeshjen që nga minuta e parë. Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Ëijnaldum; Salah, Firmino, Mane në 53 ndeshjet e këtij sezoni nuk kishin asnjëherë bashkë në formacionin startues.

Të dy trajnerët e përgatitën ndryshe këtë ndeshje. Totenhami qëndroi në Angli dhe nuk luajti asnjë ndeshje stërvitore, ndërsa Liverpuli udhëtoi drejt Marabelës në Spanjë, ku u përgatit në temperatura më të përafërta me ato të stadiumit “Ëanda Metropolitano” dhe zhvilloi disa ndeshje miqësore. Gjithsesi ky ndryshim në trajnim në sytë e mi nuk solli ndonjë nivel të ndryshëm loje.

Me këtë përgatitje, Liverpuli u fut në fushë thuajse me një gol më shumë, pas penalltisë në minutën e dytë nga Salah. Pas këtij goli Liverpuli u relaksua dhe nuk e kishte të nevojshme të ushtronte shumë presion. Për penalltinë mund të diskutojmë. Por gjithsesi unë mendoj se ajo qëndron, për faktin se Sisioko e zgjati krahun për t’i prerë rrugën topin, duke mos e mbajtur atë në një pozicion natyral. Për këtë arsye edhe pse që në minutën e parë, unë mendoj se ishte një vemdim korrekt i arbitrit.

Nuk mund të fajsojmë vetëm Herri Kejn për humbjen e mbrëmshme. Kejn nuk luante që prej dëmtimit që mori në çerekfinale në ndeshjen e parë të Totenham me Mançester Sitin. Ai u hodh në fushë që nga fillimi, para Lukas Moura që ishte autori i tripletës që i çoi Spurs në finale. Pas golit unë po e prisja një reagim nga Totenhami, duke u nisur nga ato që ne kemi parë të bëjë ky ekip në këtë kompeticion këtë sezon. Por ky reagim nuk erdhi me përjashti të 15 minutave të fundit. Edhe atëherë kur kjo ndodhi, në apel u thirr Alison që dëshmoi se paratë e shpenzuara për të nuk ishin hedhur kot.

Totenhami prodhoi një volum të madh loje dhe e mbajti shumë topin për një kohë të gjatë, por në pjesën më të madhe kjo mbajtje topi ishte jo efektive. Mund ta themi të gjithë se Totenhami luajti më mirë, por asnjëherë nuk u duk sikur po i afrohej golit. Fillimi me Harri Kejn ishte një gabim, sepse ai nuk dukej shumë i mprehtë. Por edhe nëse Lukas Moura do të kishte filluar në vend të tij, unë nuk mendoj se kjo do të kishte ndryshuar rezultatin e ndeshjes.

Me këtë triumf, tani Liverpooli ka diçka për të treguar për një sezon fantastik edhe pse Premier League vijon të mbetet tabu. Gjithsesi tani Liverpuli ka në duar titullin e gjashtë evropian, që është një arritje fantastike.

Unë ende mendoj se Spurs ka pasur një sezon shumë të mirë, por nëse ata kishin fituar këtë lojë do të kishte qenë një moment shumë i rëndësishëm në historinë e klubit.

Nga: Mark Lawrenson – ish-futbollist i Liverpulit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë