Futboll

Liverpuli fiton trofeun e parë sezonal, zhgënjen Siti dhe Haland

Gazeta Si – Liverpuli fiton ‘Community Shield’. Të kuqtë kanë mundur 3-1 Mançester Sitin, që reagoi pas golit të shënuar nga Aleksander-Arnold, duke barazuar me Julian Alvarez. Në momentin më të keq djemtë e Klop ia dolën të kthenin ndeshjen.

Salah shënoi me një penallti të fituar nga Darvin Nunjez, i cili realizoi edhe golin e 3-të. Sulmuesi i Liverpulit errësoi Erling Haland, autor i një debutimi zhgënjyes me fanellën e Sitit, me gabime të pafalshme para portës.

Salah feston golin ndaj Sitit. Gazeta Si, 30 korrik 2022

Anglia ka nisur sezonin nga ‘Community Shield’ dhe trofeun e parë e ka shijuar Liverpuli. Në ‘King Power Stadium’ skuadra e Klop e ka fituar këtë trofe pas 16 vitesh. Dueli mes këtyre dy skuadrave ishte mjaft i fortë që sezonin e fundit.

Sfidën mes ‘bomberave’ të blerë në merkaton e verës, Erling Haland dhe Darvin Nunjez, e ka fituar ish-lojtari i Benfikës, edhe pse e nisi nga stoli. Ai fitoi një penallti dhe shënoi golin e 3-të për Liverpulin. Te Siti debutoi me gol Julian Alvarez.

‘Community Shield’ e fiton kështu Liverpuli. Herën e fundit e kishte fituar këtë trofe në 2006-ën, me Xherrard në fushë dhe me Çelsin e Mourinjos kundërshtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë