Gazeta Si – Liverpuli ka përmbushur pritshmëritë, duke fituar sot 3-0 ndaj Notingem Forest për javën e 10-të të Premier Ligës. Ishte një fitore dedikuar Luis Diazit, të cilit i kanë rrëmbyer prindërit në Kolumbi. Kanë qenë orë frike për sulmuesin 26-vjeçar.
Prindërit e Luiz Diaz janë rrëmbyer në qytetin Barrancas, në rajonin e La Guajira të Kolumbisë. Gjithçka ndodhi në një stacion shërbimi nga 4 persona të armatosur. Ka ndërhyrë menjëherë policia, që ka liruar nënën e lojtarit, falë postobllokëve të shumtë që u ngritën. Babai është ende në duart e kriminelëve dhe konsiderohet i humbur.
Liverpuli i ka qëndruar pranë lojtarit në këtë moment të vështirë. "Shpresat tona janë që ngjarja të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur. Shëndeti i lojtarit është prioriteti ynë”, - shkruhet në një komunikatë të klubit anglez.
Në ndeshjen e sotme, Jota, Salah dhe Nunez realizuan golat që e çuan skuadrën e Klop 3 pikë nga kreu i renditjes. ‘Të kuqtë’ mbajnë kështu hapin e Totenhemit dhe Arsenalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.