Liverpool dhe Everton përballen në derbin e “Merseyside” për të dytën herë në dy muaj, sot në “Anfield Road” në Premier League. James Tarkowski shënoi golin e barazimit në 98’ për Everton në sfidën e fundit në “Goodison Park” por “Grand Old Lady” nuk i dëmtoi aspak aspiratat e Liverpool për titull. Skuadra e Arne Slot u eleminua nga Champions League prej Paris Saint-Germain përpara se të humbiste Finalen e “Wembley-t” në Kupën e Ligës në favor të Newcastle United.

Liverpool ishte larg formës së duhur ndaj Southampton por me 12 pikë më shumë se Arsenal duket në rrugë të mbarë për titullin e dytë në 5 vitet e fundit. Vendasit nuk humbasin në shtëpi prej javës së 4 ndaj Nottingham Forest. 19 ndeshjet në shtëpi prodhuan 17 fitore dhe 2 barazime përpara se PSG ti mundte në Champions League. Liverpool ka shënuar të paktën 2 gola në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi dhe derbin e fundit nuk e fituan pas dyerve të mbyllura në sezonin 2020-21.

Everton është një skuadër e ndryshme nën drejtimin e Moyes dhe nuk humbet prej 9 ndeshjesh në kampionat, seria më e gjatë pozitive prej Shkurtit të 2017. Barazimet këtë sezon janë 45%, më shumë se në çdo kampionat në historinë e Everton që ka barazuar 13 nga 29 ndeshjet e deritanishme. Formacionet e mundshme janë si vijon:
Liverpool: Alisson; Quansah, Konate, Van Dijk, Robertson; Mac Allister, Gravenberch, Szoboszlai; Salah, Diaz, Gakpo.
Everton: Pickford; O’Brien, Tarkowski, Branthwaite, Young; Alcaraz, Gueye, Garner, Doucoure, Harrison; Beto.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.