Futboll

Liverpool-Manchester United, ndeshja më e madhe në futboll

Rëndësia e kësaj përballjeje është e padiskutueshme pasi bëhet fjalë për dy skuadrat më të suksesshme në futbollin anglez. Ashtu si në çdo rast tjetër edhe fundjavën që lamë pas, kjo sfidë tërhoqi interesin e të gjithë tifozëve kudo në Botë. Rreth 700 milionë teleshikues ndoqën barazimin 2-2 mes “The Reds” dhe “Red Devils” në “Anfield Road”, të dielën pasdite. Krahasuar me përballjet mes Barcelonaës dhe Real Madrid, diferenca është rreth 200 milionë më shumë se “El Clasico”.

El Clasico 2024

Madje as Finalja e Champions League, nuk arrin më shumë se gjysmën e ndjekësve të Liverpool-Manchester United, një sfidë që ndiqet më shumë se çdo ndeshje tjetër. E thënë ndryshe, të drejtat televizive të saj zotërohen dhe sfida transmetohet në më shumë se 200 vende. Një shifër që nuk arrihet ende nga “El Clasico”. Një tjetër event sportive që mbetet pas Liverpool-Manchester United është edhe Finalja e futbollit amerikan.

Super Bowl LVIII në Las Vegas

E quajtur ndryshe “Superbowl”, në edicionin e fundit ajo nuk arriti më shumë se 400 milionë teleshikues në 130 vende të Botës ku u transmetua në të paktën 300 gjuhë. Ndërsa sfida më e ndjekur në televizion në historinë e futbollit dhe sportit botëror (nivel kombëtaresh), mbetet Finalja e “Katar 2022”. FIFA deklaroi pas titullit të fituar nga Argjentina dhe Lionel Messi se ndeshja u ndoq nga 1.5 miliardë teleshikues në të gjithë Botën.

Argjentina pas Finales së “Katar 2022”

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë