Shoqëruar nga ministret Manastirliu dhe Balluku, Kryeministri Edi Rama ndoqi nga afër hapjen e kantierit për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, një investim i Turqisë pas vizitës së fundit të Ramës në Ankara.
Kompania turke që ka marrë përsipër ndërtimin e spitalit brenda tre muajsh zotohet se do të angazhojë në këtë projekt 1200 punëtorë që do të punojnë 24 orë për 7 ditë të javës.
“Na instruktuan të finalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambassadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do të fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spiatalin”, tha përfaqësuesi i kompanisë turke.
Sipas kompanisë dhe Qeverisë, projekti do të hapë edhe rreth 300 vende të reja pune për shqiptarët.
“Do të përdorim edhe forcën e punës shqiptare. Ne presim minimum 20-30 për qind e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë do na mbështesin për këtë dhe të gjithë produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri, të bëra këtu do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia”, deklaruan përfaqësuesit e kompanisë turke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.