Politike

Video / Qeveria premton para për të prekurit nga Covid dhe familjet në nevojë

Qeveria premton se së shpejti do të miratojë një paketë ndihme financiare, nga e cila do të përfitojnë dy kategori. Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë daljes para mediave këtë të mërkurë.

Paketa do të shkojë për të prekurit nga Covid, për të ndihmuar financiarisht këtë kategori në përballimin e kostove financiare të kurimit dhe për familjet që janë me ndihmë ekonomike.

“Ne kemi gati dhe një paketë tjetër në mbështetje të sëmurëve për barnat esenciale, dhe për të mbështetur familjet me ndihmë ekonomike, pasi gjërat mund të zhvillohen në drejtime të ndryshme. Atyre që janë në ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, do t’i bëjmë një shtesë të mbështetjes financiare”, tha Rama.

Kryeministri shpjegoi edhe pse nuk janë marrë masa më të forta shtrënguese.

“Nuk kemi marra masa shtrënguese si në vendet e tjera, pasi ne nuk duam ta mbyllim ekonominë. Mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër dhe ju bëj thirrje të gjithëve të kryejnë detyrat e tyre”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë