Kombetarja

Triumf historik, Shqipëria mposht Ukrainën me përmbysje 1-2. Fitore super e merituar dhe lojë model e kuqezinjve

Shqipëria nisi sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë jo ndaj Çekisë vendase, pro ndaj Ukrainës e cila i luan ndeshjet në fushë asnjanëse për shkak të luftës.

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjo është treguar i kujdesshëm me rreshtimin e tij të parë për duelin në fjalë.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit. Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti-Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

UKRAINË-SHQIPËRI 1-2

NGJARJET KRYESORE:

92’- Gjuan fortë Manaj, por topi përfundon jashtë.

Akordohen 3 minuta shtesë.

90’- Goditje dënimi në afërsi të zonës për Shqipërinë.

85’- Strakosha ndal një rast të rrezikshëm, pas gjuajtjes së Yarmlenko. Pozicion jashtë loje.

83’- Rey Manaj nuk i beson syve, teksa shikon gjuajtjen e tij me kokë të shkojë ngjitur me shtyllën e majtë.

82’- Dy zëvendësimet e fundit te Ukraina. Brazhko dhe Tsygankov largohen dhe në vendin e tyre e marrin, Malinoksky dhe Zinchenko.

78’- Ylber Ramadani rrëzohet në mesfushë, pas një goditje të marrë në fushë. Loja vazhdon normalisht.

77’- Aktivizohet Arbër Hoxha te Shqipëria, largohet Nedim Bajrami.

73’- Zëvendësimi i parë te Shqipëria. Medon Berisha merr vendin e Qazim Laçit.

72’- Tre zëvendësime te Ukraina. Largohen Shaparenko, Kabaiev dhe Sudakov, për t’i lënë vendin Yarmolenko, Pikhalonok dhe Vanat.

70’- Ismajli i kudondodhur. Mbrojtësi ndal një gjuajtje të Sudakov.

67’- Ndëshkohet Asani me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Mykolenko.

66’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-2! Aksion model i kuqezinjve, me Mitajn që pason te Manaj. Sulmuesi asiston në mënyrë perfekte për Jasir Asanin, i cili në zonë me të majtën nuk fal dhe përmbys rezultatin.

65’ Jaremçuk provon edhe ai nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Strakoshës.

63’ Gjuajtje nga distanca e Brazhko drejt portës kuqezi, këtë herë Strakosha ia del të devijojë topin jashtë katërkëndorit.

62’ Në goditjen nga këndi të harkuar nga Asani, Ismajli përsëri me kokë gjuan, por gjen në pozicion Trubin. (VIDEO)

61’ Pas një goditje dënimi të Asllanit, Ismajli me kokë gjuan por Zabarnji devijon jashtë. (VIDEO)

57’ Ismajli shpëton kuqezinjtë në anën tjetër, teksa një gjuajtje e Tsigankov devijohet me kokë nga mbrojtësi, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

54’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ismajli i cili gjuan dhe mposht Trubin, duke barazuar shifrat.

53’ Reagim i mirë i kuqezinjve që provojnë të gjejnë barazimin me Manajn, gjuajtja e tij në hyrje të zonës devijohet në këndore nga Trubin.

50’ Kuqezinjtë e pafat! Një top nga e majta harkohet në anën tjetër ku Konoplia gjuan dhe gjen të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh. (VIDEO)

46’ Kabajev shfaqet menjëherë rrezikshëm në të majtën, por gjuajtja e tij nuk shqetëson Strakoshën duke kaluar lart mbi traversë.

46’ Asnjë lëvizje nga trajnerët, fillon pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Brazhko me kokë gjuan pas një goditje këndi, por nuk gjen portën e kuqezinjve. (VIDEO)

42’ Jaremçuk krijon rastin e parë të rrezikshëm teksa kalon Kumbullën dhe gjuan, por Strakosha devijon në këndore. (VIDEO)

40’ Pas një goditje këndi, Laçi tenton portën me thembër, sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të Rubin. (VIDEO)

39’ Asllani del mirë në të majtën e sulmit dhe gjuan, Trubin i përgjigjet duke devijuar në këndore. (VIDEO)

36-38’ Ndërpritet për pak momente ndeshja për t’i ardhur në ndihmë Laçit pas një goditje në fytyrë, por mesfushori mund të vazhdojë takimin, edhe pse çohet në nxemje M. Berisha.

34’ Shaparenko mbyllet mirë në krahun e majtë të sulmit nga Hysaj dhe harkimi i tij shkon direkt mbi traversën e Strakoshës.

33’ Kumbulla vazhdon të largojë çdo harkim në zonë drejt Jaremçuk, duke kontrolluar sulmuesin kundërshtar.

31’ Harkim nga e majta e sulmit kuqezi drejt shtyllës së dytë, Asani me kokë kthen sferën në qendër, por nuk gjen askënd aty. (VIDEO)

27’ Hysaj harkon nga e djathta, Manaj gjuan me kokë pa kthyer sferën drejt portës kundërshtare.

22’ Aksion model i Shqipërisë me topin që shkon te Manaj në qendër të zonës, por gjithçka bëhet e pavlefshme nga një pozicion jashtë loje i sulmuesit.

21’ Asllani nga e majta harkon në shtyllën e parë, por Laçi dhe Manaj nuk ia delin të devijojnë në një pozicion të shkëlqyer duke shpërdoruar një tjetër mundësi të mirë. (VIDEO)

19’ Tsigankov nga e djathta gjen hapësirë, por gjuajtja-kros e tij është e gabuar dhe fluturon mbi traversën e Strakoshës.

17’ Manaj kërkon një faull në duelin me Matvijenko, gjyqtari lë lojën në vazhdim dhe ukrainasit rifitojnë topin.

15’ Presing i lartë i ukrainasve, të cilët janë ngulmues në kërkim të gabimeve të prapavijës kuqezi.

13’ Qarkullim i gjatë i topit nga ukrainasit të cilët gjejnë Jaremçuk në zonë por mbrojtja kuqezi e largon nga zona e Strakoshës.

9’ Mundësi e shkëlqyer për kuqezinjtë me Mitajn nga e majta i cili pason për Laçin, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën. (VIDEO)

7’ Një mosmarrëveshje në mesfushën kuqezi sjell panik në prapavijë pas një kundërzbritje të shpejtë, por ukrainasit nuk krijojnë rrezik para zonës.

6’ Asani dhe Manaj mundohen të krijojnë në krahun e djathtë të sulmit, pa gjetur hapësira për të rrezikuar me harkime apo gjuajtje drejt portës.

3’ Ukrainasit mundohen të gjejnë Jaremçuk, por Kumbulla kontrollon me qetësi lëvizjet e shtatlartit të sulmit duke fituar faull.

1’ Menjëherë një top në thellësi nga e djathta e sulmit ukrainas, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

1’ Nis dueli në Pragë.

FORMACIONET ZYRTARE

UKRAINA: Trubin, Kabalev, Matvijenko, Zabarnji, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konplia, Mykolaenko, TTsigankov, Jaremçuk
Trajner: Sergei Rebrov

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë