Kombetarja

Live Angli-Shqipëri 5-0/ Pjesë e parë asfiksuese, anglezët na trullosin

Po luhet në stadiumin “Wembley” ndeshja Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit. Kuqezinjtë synojnë të bëjnë një mrekulli në këtë stadium, ku nuk kanë marrë asnjëherë pikë dhe as kanë shënuar.

Trajneri Edi Reja ka vendosur që në portë të luajë Strakosha këtë herë. Në mbrojtje Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, në mesfushë Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami dhe Trashi, kurse në sulm do të jetë dyshja Cikalleshi-Uzuni. Broja është lënë jashtë, pasi trajneri italian ka dashur të respektojë grupin, me të cilin ka punuar këto ditë.

Episodet

67′ – Cikalleshi gjuan drejt portës, topi devijohet nga mbrojtësit anglezë.

46′ – Reja bën dy ndërrime sapo nis pjesa e dytë. Mihaj merr vendin e Trashit, Ramadani të Bajramit.

45′ – Sërish Kejn dhe 5-0. Sulmuesi shënon me një gjysmëkthesë, pas harkimit nga këndi.

33′ – Kapiteni anglez, Herri Kejn, shënon edhe golin e 4-t, të dytin personal.

28′ – Henderson realizon edhe golin e tretë me një gjuajtje brenda zonës.

18′ – Kejn dyfishon nga afër portës me kokë. Mbrojtja inekzistente.

17′ – Tjetër ndërrim i detyruar te kuqezinjtë. Largohet Kumbulla nga fusha, vendin e tij e merr Dermaku.

15′ – Uzuni humb një rast ideal përballë portierit Pikfod.

12′ – Ndërrim i detyruar. Laçi merr vendin e Bares.

10′ – Anglia në avantazh. Realizon me kokë Meguajer.

8′ – Dëmtohet Bare, por vazhdon lojën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë