Politike

Listat e kandidatëve për deputet në duart e Ramës, kryeministri takohet me drejtuesit politikë

Nga Gazeta ‘Si’- Në vilën qeveritare nr 30, u mbajtën takimet mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. 

Secili prej drejtuesve të qarqeve jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.

Takimet kokë më kokë vijuan prej orës 10:00 deri në orën 13:40, ku Rama u takuam me 7 drejtues politikë të qarqeve. Më pas takimet u ndërprenë për të rinisur në orën 15:00 me drejtuesit e tjerë të qarqeve. 

Takimet e pasdites i nisi me Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit. Ndërsa në orën 15:30 nisi diskutimet për Tiranën me Ogerta Manastirliun.

Më pas vijoi me Belinda Ballukun drejtuese politike e qarkut të Fierit dhe Elisa Spiropalin drejtuese të qarkut në Tiranë, Ervin Demo, drejtues politik i qarkut të Beratit,  Arbjan Mazniku, drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Gjatë paradites Rama është takuar me Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë