Gazeta si – Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka publikuar listën e skuadrave dhe pilotëve që do të marrin pjesë në kampionatin e ardhshëm botëror të Formula 1. Botërori 2024 nis fundjavën e parë të marsit me garën e Bahrejnit.

Ka modifikime detajesh (por domethënëse) për tri skuadra. Siç ishte parashikuar për skuadrën nga Silverston, Aramco është bërë sponsor ekskluziv dhe tani Aston Martin shfaqet në listë me emrin e ri, Aston Martin Aramco Formula One Team.
Pasi ka përfunduar bashkëpunimin me Alfa Romeo (në pritje të një të riu me Audi-dal 2026), Sauber kthehet tek antikja. Skuderia zvicerane do të quhet Stake F1 Team Kick Sauber.
Shtohet sigla RB në ‘targën’ e Alpha Tauri, që do të shfaqet në klasifikime si skuderia AlphaTauri RB. Sigla në fund të emrit duket se i paraprin një kalimi të mundshëm me emrin ‘Racing Bulls’.

Bashkë me Ferrarin, Uilliams dhe MekLaren, Alpha Tauri është një nga katër skuadrat që figurojnë në listën aktuale thjesht me emrin e tyre, pa ndonjë prej sponsorëve të tyre bashkëngjitur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.