Nga Gazeta ‘Si’- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, u ka dërguar sot një letër ambasadorëve të QUINT-it dhe BE-së pas mbylljes të disa strukturave paralele serbe nga Qeveria e Kosovës më 15 janar.
Në letër, Lista Serbe thekson se me këtë veprim, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërmori sipas saj një lëvizje të rrezikshme, të njëanshme dhe përshkallëzuese.
Sipas saj, Kurti po vazhdon të zbatojë politikën e persekutimit të serbëve me qëllim dëbimin e tyre.
Në letër, Lista Serbe kërkon nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që të reagojnë urgjentisht dhe që ky reagim të jetë i dukshëm, konkret dhe i prekshëm.
“Në këtë situatë, deklaratat e thjeshta për shtyp janë dëshmuar se janë joefektive dhe nuk do të lejojnë popullatën të jetojë një jetë të denjë. Kurti nuk do të heqë dorë nga zbatimi i politikës së persekutimit, e cila do të çojë në dëmtimin e situatës tashmë të brishtë të sigurisë”, shkruan ajo./ Tanjug
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.