Lista Serbe ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese qeverinë Kurti për shkak të pretendimeve lidhur numrin e ministrive, që atyre u takojnë të drejtojnë.
Me një shënim në Faceboook, Lista Serbe shprehet se flet në emër të dhjetë deputetëve serbë të listës së saj dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane.
Në njoftim, thuhet se sipas Kushtetueses Listës Serbe iu takojnë dy ministri.
“Sot, Lista Serbe paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane me qëllim që të mbrojë interesat e popullit Serb. Ankesa e kundërshton vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë, 22 mars 2021, ku vetëm një ministri iu dha popullit serb për ta menaxhuar, megjithëse sipas Kushtetutës, ishte e obliguar për t’i dhënë dy”, thuhet në reagim.
Lista Serbe shton se numri i ministrive është një mjet që mbron dhe përmirëson jetën e serbëve të Kosovës.
“Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me ligjin kushtetues, duke respektuar të drejtat dhe interesat e popullit serb, si dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë. Theksojmë se vendimi për të mohuar përfaqësimin e drejtë të serbëve në institucionet në nivelin qendror është në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore. Theksojmë se nuk na duhen pozitat ministrore, vetëm për hir të atyre pozitave, por si një mjet për të përmirësuar kushtet në të cilat jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



