Taksa

Lista e plotë/ Hyn në fuqi ligji i ri për taksimin, nga muzikantët tek avokatët. Preken 169 profesione

Nga Gazeta 'SI' - Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të jenë pjesë e skemës 15-23% sipas të ardhurave të deklaruara.

Pas miratimit nga qeveria, tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare lista me profesionet që preken nga ky regjim i ri.

Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione, nër të cilët përfshihen operatorët turistikë, avokatët, kontabilistët, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme shërbimet IT, muzikantët, mjekët, dentistët, sportistët etj

Në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të buxhetit 2024, Ministri i Financave Ervin Mete, tha se pjesë e taksimit do të bëhen rreth 30 mijë profesionistë të lirë që do t’i shtojnë buxhetit të shtetit plot 30 mln euro. Përfshirja e këtyre profesioneve në sistemin e taksimit sipas MFE-së ndodhi për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.

Dokumenti i plotë me listën e profesioneve të përfshira në skemën e re tatimore:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë