Ka ndryshime në listën e Kombëtares para dy miqësoreve me Ullesin dhe Çekinë, që luhen më 5 dhe 8 qershor. Trajneri Edi Reja ka humbur portierin Etrit Berisha, i cili ka lënë grumbullimin, sepse nuk mund të riaftësohet në kohë për këto dy ndeshje testuese.
Porta do të mbetet kështu në duart e Gentian Selmanit që luan në Turqi dhe dy “gardianëve” të Superiores, Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë. Grupit i është bashkuar ndërkohë mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari, i thirrur edhe më parë nga trajneri italian në Kombëtare.

Në dy miqësoret e qershorit, që zhvillohen të dyja në transfertë, trajneri Reja pritet të aktivizojë më shumë elementë të rinj, të cilët mendohet që mund t’i shërbejnë të ardhmes kuqezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




