Nga Gazeta Si – Ditët kaluan shpejt dhe eleminatorja e Tetorit është pas derës.
Sfidë e rëndësishme që do të përcaktojë nëse do të kemi apo jo shanse për një kualifikimi në Playoff-in e eleminatoreve për Kupën e Botës 2026.
Gjithcka kalon nga Leskovac ku Serbia do të presë Shqipërinë në një stadium me kapacitet të reduktuar prej 20% për shkak të sjelljeve antisportive të tifozërisë vendase.
Traineri Sylvinho në listën e prezantuar ka vetëm një debutues si Klisman Cake që vjen nga Shkëndija e Tetovës me të cilën merr pjesë në fazën e Ligës 25/26.

Ndërkohë një ditë më parë FSHF prezantoi edhe programin e Kombëtares për ndeshjet e këtij muaji.
Lista e kuqezinjve
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



