Gazeta Si – Agron Xhafa, shoferi i autobusit të linjës së Unazës, i cili përplasi aksidentalisht urbanin që drejtonte me disa makina, duke shkaktuar edhe disa persona të plagosur, është liruar nga burgu.
Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 63-vjeçarin.
Ai akuzohet se shkaktoi aksidentin e para pak ditëve te Ura e Shallvareve, ku me urbanin e Unazës përplasi 9 automjete të tjera.
Ai ka dëshmuar se gjatë momentit të aksidentit, ka humbur vetëdijen. Përpara hetuesve, shoferi i autobusit deklaroi se vuan nga tensioni dhe diabeti.
Më herët, Policia e Tiranës ka sekuestruar kartelën mjekësore të drejtuesit të autobusit që humbi kontrollin e mjetit.
Hetuesit kanë ngritur dyshime edhe për mënyrën e funksionimit të mjetit urban me firzamonikë.
Sipas dokumenteve, mjeti kishte kontroll teknik të rregullt deri në muajin shtator, megjithatë ekspertiza pritet të zbardhë faktin nëse ka pasur problem teknike në momentin e aksidentit..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




