Ka ndodhur

Lirohet personi që goditi me grusht kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

Gazeta Si – Gjykata e Korçës, liroi Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathtë E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe mbështetësit e tij.

Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe procedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë