Drejtësia

Lirohet pas 9 vitesh burg Kastriot Ismailaj, biznesmeni i skandalit CEZ-DIA

Është liruar sot nga burgu i Fierit, Kastriot Ismailaj.

Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ-DIA që trazoi politikën shqiptare, u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës.

Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vjet e 6 muaj që ju llogariten në 3 vjet e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mesditën e sotme 7 shtator 2023, ai ka vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë.

Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentet arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë