Gazeta Si – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka liruar nga detyra drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. Drejtoresha e BKH-së është liruar nga detyra për shkak të përfundimit të mandatit.
Votimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u nda 6 me 4: gjashtë votuan se mandati i saj ka përfunduar më 31 gusht, ndërsa katër të tjerë mbajtën qëndrimin se mandati përfundon në një datë tjetër.
Konkretisht, mësohet se Erind Mërkuri, Sokol Stojani, Olger Eminaj dhe Erind Gërmenji votuan që data e përfundimit të mandatit është në shtator.
Ndërkohë, Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj, Mirela Bogdani dhe Vat Staka votuan se mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht.
Aktualisht vijon procesi i vlerësimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës për 7 kandidatë të cilët konkurrojnë për postin e kreut të BKH. Në garë për kreun e këtij institucioni janë: Elton Kërluku, Gledis Nano, Joni Keta, Gentian Ndoi, Andi Pogaçe, Gentjan Shehu dhe Artur Beu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



