Ka ndodhur

Lirohet nga burgu sanitarja-mashtruese Tire Alldervishi

Lirohet Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” e arrestuar për kurrupsion. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 58-vjeçaren, e cila u hoq ai infermiere dhe i mori 8 milionë lekë të vjetra familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus.

Alldervishi, e cila prezantohej si infermiere, mashtroi familjen e një pacienteje, duke i marrë paratë në këmbim të shërbimit që do t’i bënte të sëmurës.

Gjatë komunikimeve me vajzën e saj, pacientja i konfirmoi se për të nuk po kujdesej njeri dhe fatkeqësisht ajo nuk ia doli të fitojë betejën me Covid 19.

Përveç Alldervishit, u arrestuan edhe infermierja Sheqerie Koçi, Mira Bushi dhe sanitarja Rukie Hoxhën. Të katërta u akuzuan për veprën penale “Mashtrim dhe Shpërdorim detyre”. Ndërkohë edhe për to, Gjykata e Tiranës vendosi më herët hetim në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë