Nga Gazeta ‘Si’- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është liruar nga burgu pas pak më shumë se dy vitesh izolimi pas dënimeve të dhëna nga GJKKO.
Më 22 korrik, Goro u dënua edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vjet e 20 ditë burg, pasi ishte shpallur fajtor për “shpërdorim detyre” gjatë procedurës së trajtimit të dy pronave mbi të cilat u bë një investim strategjik nga ish deputeti, Artan Gaçi, si edhe për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, për një apartament në emër të një biznesmeni, por që ishte pasuri e fshehur e zyrtarit vendor.
Në të njëjtin vendim, Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë në lidhje me këtë apartamentin 81 m2 në Tiranë, duke vendosur konfiskimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



