Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është liruar nga burgu. Ai ka shlyer dënimin e tij me dy vite burg.
Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë për liri të tij, në limite të shlyerjes së dënimit.
Ai iu drejtua shkallës së dytë, aty ku ndodhet edhe dosja, pasi kishte ankimuar dënimin për të shuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Por treshja e gjyqtarëve konstatoi se dy vitet, duke përllogaritur paraburgimin, mbusheshin sot.
Për këtë arsye, në pritje të plotësimit të afatit, kërkesa iu rrëzua.
Ish-deputeti socialist u gjet fajtor në nëntor të 2025 nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit në zgjedhje, tregimit të sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit.
SPAK nisi hetimet pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky, ku u gjetën biseda të ish-deputetit me persona të tjerë të skeduar nga policia, për të cilët hetuesit thonë se informoheshin nga ai për operacionet policore, e nga ana tjetër, i ofronin mbështetje dhe vota në zgjedhjet parlamentare.
Çyrbja ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje