Bota

Hamasi liron 20 pengjet e gjallë, mijëra qytetarë mbushin sheshin në Tel Aviv

Nga Gazeta ‘Si’- Sheshi i Pengjeve është tashmë i mbushur plot: mijëra njerëz kanë mbërritur nga e gjithë Izraeli për të dëshmuar lirimin e njëzet pengjeve që Hamasi do t’ia dorëzojë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Pankarta, flamuj dhe një tabelë në muze shkruan: “Paqe mbi Izraelin”. 

Fillimisht u liruan 7 pengjet e para.

Shtatë të parët janë Eitan Mor, prindërit e të cilit zgjodhën të mbështesnin luftën dhe jo negociatat; Gali dhe Ziv Berman, binjakë të rrëmbyer në Kfar Azza së bashku me Emily Damari; Matan Angrest, një ushtar; Omri Miran, më i madhi i grupit, 48 vjeç; dhe Alon Ohel , një pianist që humbi njërin sy gjatë robërisë. Dhe së fundmi, Guy Gilboa-Dalal.  

Mandej u liruan edhe 13 pengje të tjerë.

Armëpushimi dhe këmbimi i pengjeve dhe të burgosurve ndodh pas dy vjetësh luftë që është zgjeruar në konflikt rajonal – me përfshirje të Iranit, Jemanit dhe Libanit – dhe i cili ekspertët besojnë se e ka riformësuar Lindjen e Mesme.

Ndërkohë Trump ka mbërritur në Izrael. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, tashmë në territorin e Gazës, po koordinon dorëzimin e pengjeve nga milicitë palestineze – e cila do t’i çojë ata në bazën Reim pranë kufirit.

Atje, ata do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe do të ribashkohen me familjet e tyre përpara se të evakuohen me helikopter në spitalet në periferi të Tel Avivit: Sheba, Beilinson dhe Ichilov. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë